Man City fiton spektaklin e nëntë golave kundër Leicesterit
Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Premierligës këtë vit në shtëpi ndaj Leicester Cityt.
“Qytetarët” arkëtuan pikët e plota duke fituar në derbin ku u shënuan nëntë gola, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 6 – 3.
Man City e nisi në mënyrë fenomenale ndeshjen duke shënuar me anë të Kevin de Bruyne pas vetëm pesë minutave lojë (5′).
Riyad Mahrez u përkujdes për golin e dytë pas një faulli të bërë në sulm, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (14′).
Vetëm shtatë minuta më vonë, mesfushori Ilkay Gundongan realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer (21′).
Ndërsa, katër minuta më vonë u akordua sërish 11-metërsh për vendasit, pasi Sterling u faullua dhe pastaj e konkretizoi në gol (25′), rezultat me të cilin mbaroi kjo pjesë.
Leicester e nisi shumë më mirë pjesën e dytë, me shpresën për ndonjë përmbysje të ‘çmendur’. James Maddison realizoi golin e parë në ndeshje duke shënuar nga afërsia (55′).
Vetëm katër minuta më vonë, Lookman shënoi golin e dytë pas një pasimi të Iheanacho (59′).
Iheanacho që ishte asistues të dy golat e parë, arriti të shënoi golin e tretë nga afërsia pas një topi të kthyer nga goditja e Maddison (66′).
Kur mendohej se Leicester do bënte ‘çmendurinë’, Man City arriti ta rikthej qetësinë në takim duke shënuar me anë të Americ Laporte që realizoi me kokë pas harkimit të Mahrez (69′).
Krejtë në fund, Sterling arriti të shënoi për të vulosur fitoren (87′).
Kështu, Man City e mbyll këtë vit si lider me 47 pikë, derisa Leicester mban pozitën e nëntë me 22 sosh.