Man City e ‘shkatërron mbretërinë’ e Real Madridit
Skuadra e Manchester Cityt ka siguruar edhe zyrtarisht finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas fitores së sotme ndaj Real Madridit.
Manchester City i Pep Guardiolas ka fituar ndaj Real Madridit të Carlo Ancelottit në “Etihad” me rezutlatin e thellë 4:0.
“Citizens” e nisën vrullshëm ndeshjen duke realizuar dy gola të shpejtë me anë të sulmuesit portugez, Bernardo Silva.
Silva realizoi fillimisht në minutën e 23’të, teksa në minutën e 37’të e dyfishoi avantazhin.
Gjithçka u mbyll në pjesën e dytë, kur Militao realizoi autogol për 3-0. Krejt në fund të ndeshjes realizoi edhe Julian Alvarez në minutat shtesë të ndeshjes.
Manchester City tani ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, aty ku e pret Interi. Kjo finale do të zhvillohet në Stamboll me 10 qershor të këtij viti.