Man City demolon Newcastlen, Chelsea tjetër hap prapa në luftën për titull
Manchester City ka mposhtur me rezultat 4-0 Neëcastle Unitedin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 në Premier League.
Golat nga Dias 5′, Cancelo 27′, Mahrez 63′ dhe Sterling 86′, ia siguruan fitoren ‘Qytetarëve’, shkruan Periskopi.
Në anën tjetër, Chelsea bëri një tjetër hap prapa në luftën për titull duke u ndalur me një barazim 0-0 nga Wolves.
Pas këtyre ndeshjeve, Manchester City prin në tabelë me 44 pikë, katër më shumë se Liverpooli në të dytin, por ‘Të Kuqtë’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Chelsea mbetet në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve. /Periskopi.com/