Man City barazon me Leipzigun, Interi në fund e kryen detyrën ndaj FC Portos

Man City barazon me Leipzigun, Interi në fund e kryen detyrën ndaj FC Portos

Kanë përfunduar dy ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kmapionëve.

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Leipzigut.

Ishte Mahrez që kaloi anglezët në epërsi në minutën e 27-të të ndeshjes.

Barazimi erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes, kur Gvardiol realizoi me kokë.

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas tri javëve në Angli.

Ndërkaq në ndeshjen mes Interit dhe FC Portos ndryshuan gjërat, kur Lukaku rikthej italianët në lojë me një gol në 5 minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë rezultat, Interi do të udhëtojë drejtë Portugalisë ku do të mundohet ta sigurojë kalimin tutje.

Shpërndaje në: