Man City arrin fitore të vështirë kundër Borussia Dortmundit

Man City arrin fitore të vështirë kundër Borussia Dortmundit
Manchester City ka arritur që të marrë fitore si vendase ndaj Borussia Dortmund, duke shënuar në minutat e fundit për 2-1.

E gjithë pjesa e parë u karakterizua me dominim të Citizens, mirëpo ata arritën që të shënonin vetëm një gol përmes Kevin de Bruyne 19′.

Pjesa e parë u mbyllë më këtë rezultat dhe më pas në pjesën e dytë gjërat ndryshuan.

Në minutën e 84-të, Marco Reus shënoi një gol mjaftë të bukur pas asistimit të Erling Haaland.

Mirëpo, me këtë rezultat nuk përfundoi ndeshja pasi Phil Foden shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i siguruar fitore ekipit

Shpërndaje në: