Mamaja e Anës në “PërPuthen”, tregon djalin e preferuar për vajzën e saj

Mamaja e Anës në “PërPuthen”, tregon djalin e preferuar për vajzën e saj

Ana dhe Fationi ka realizuar dy takime bashkë, e ndërsa i pari nuk shkoi dhe aq mirë, i dyti ishte tërësisht ndryshe.

Mes tyre u vu re një tërheqje, por duket se Fationi është jo vetëm preferenca e Anës, por dhe e familjes së saj.

Mamaja e Anës, e pranishme në studion e “PërPuthen”, tha se i pëlqejnë të gjithë djemtë, por se do të veçonte pak më shumë Fationin.

“Çik më shumë më ka pëlqyer Fationi, ai djali çapkën, ka ca gjëra që më kanë bërë për vete, nuk e di pastaj Anën”, tha ajo.

Ndërsa Ana tha se jo vetëm e ëma, por edhe nipi është fans i Fationit.

Shpërndaje në: