Mallorca nuk do ta transferojë Vedat Muriqin – Ku do të shkojë sulmuesi i Kosovës?
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk do të vazhdojë karrierën e tij në La Liga, sipas mediave turke.
Muriqi e nisi mirë aventurën e tij tek Mallorca, ku në 3 javët e para shënoi 2 gola dhe 1 asistim. Klubi spanjoll ka vendosur të mos përdorë opsionin e blerjes për sulmuesin kosovar, i cili nuk ka shënuar në 6 javët e fundit, raporton Millyet.
Sipas lajmeve në shtypin spanjoll, Mallorca, e cila prej 7 javësh është mposhtur në ligë dhe është në pozitën e rënies, ka vendosur të mos përdorë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh të Vedat Muriqit.
Vedat Muriqi, i cili po përgatitet të rikthehet në Lazio para sezonit të ri, nuk është as në planet e gjigantit italian.