Malishevë: Shtetases nga Spanja dhe njërit nga Amerika Latine i thyhet vetura, iu vidhet një çantë
Një shtetases së Spanjës dhe një mashkulli shtetas i Belizesë u është vjedhur një çantë në Malishevë, në të cilin kishin dokumente personale.
Në raportin 24 orësht të Policisë thuhet se rasti është nën hetime.
“Fsh. Llapqevë, Malishevë 15.10.2024 – 13:10. Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale. Rasti në hetime”, thuhet ndër të tjera në raport.