Malishevë: Gjenden tri parcela të mbjella me 1 mijë e 757 fije kanabis

Malishevë: Gjenden tri parcela të mbjella me 1 mijë e 757 fije kanabis

(Foto-ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Malishevës janë identifikuar tri parcela të mbjella me 1 mijë e 757 fije me kanabis, shkruan Periskopi.

Siç thuhet në raportin 24 orësh, bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

“Malishevë  21.06.2024 – 05:00. Njësitë e DHTN-Gjakovë kanë identifikuar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis. Bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në: