Malisheva shkruan historinë, siguron pjesmarrjen në Superligë për herë të parë
Malisheva ka bërë historinë sot duke siguruar pjesmarrjen në Superligën e Kosovës për herë të parë.
Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë.
Malisheva shënoi fitore 0-3 në udhëtim te Vëllaznimi, duke arritur të shpallet kampione në Grupin A dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e mbylli sezonin me 60 pikë. /Periskopi.com/