Malisheva e ‘nokauton’ Feroniklin në fund të ndeshjes, aksioni i treshes Xhylani-Veliu-Hazrollaj i sjell fitoren
Ekipi i Malishevës ka arritur të rikthej rezultatin kundër Feronikelit.
Nga disavantazhi 0:1, Malisheva në fund të ndeshjes e bëri 2:1, shkruan Periskopi.
Goli i dytë u shënua në minutên e 90-të, nga Drilon Hazrollaj. Aksioni u nis nga Laurent Xhylani që shërbeu Veliun i cili e gjeti brenda zonës Hazrollajn i cili arriti të tund rrjetën e Niklit.
Golin e parë për Malishevën e shënoi Hazrollaj nga pika e bardhë në minutën e 78-të.
Kurse, për Niklin shënoi Robert Rrahmani në minutën e 60-të.
Me këtë fitore, Malisheva përforcon pozitën e 4-të, me 38 pikë, kurse Nikli mbetet në pozitën e 7-të me 23 pikë./ Periskopi/