Malisheva bën befasinë e këndshme ndaj Prishtinës, Ballkani ndanë pikët me Dukagjinin

Malisheva bën befasinë e këndshme ndaj Prishtinës, Ballkani ndanë pikët me Dukagjinin

Dy skuadrat e promovuara në Superligë, Malisheva dhe Dukagjini, kanë bërë befasitë e këndshme të kësaj xhiroje.

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës nuk ka treguar fitore për Prishtinën dhe Ballkanin, shkruan Periskopi.

Prishtina luajti baras 1:1 ndaj Malishevës, në një ndeshje ku më të mirë ishin vendasit. Bardhekaltrit arritën të barazojnë vetëm në minutën 93’, me anë të Leotrim Bekteshit.

Kurse, vendasit e Malishevës kaluan në epërsi herët në minutën e 12’, me anë të Hysenit.

Në anën tjetër, në Suharekë, Ballkani dhe Dukagjini luajtën baras 2:2.

Ermal Krasniqi shënoi për 1:0 për Ballkanin, kurse vetëm një minutë pas tij, Shala shënoi për 1:1.

Në pjesën e dytë, përsëri Ermal Krasniqi gjeti rrjetën, por Januzi u kundërpërgjigj për Dukagjinin, duke vulosur rezultatin final.

Kështu, katër skuadrat e nisin me nga një pikë sezonin e ri. Kampionët në fuqi duhet të presin së paku edhe një xhiro për fitoren. /Periskopi/

Shpërndaje në: