Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe

Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe

Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë negociatore dhe palë serioze.

Sipas tij, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe se kjo.

Maliqi ka thënë se presidenti serb e ka arritur këtë qëllim dhe e ka shfajësuar veten pa pasur nevojë të bëjë asgjë.

Duke i shtuar pak ironi postimit të tij në Facebook, Maliqi ka thënë se Vuçiqit i ka mjaftuar të ulet, të hajë fara dhe ta shikojë Qeverinë e Kosovës në veprim.

“Nuk ka fitore më të madhe për Vuçiqin se bindja tashmë e ngulitur në perëndim se Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze. Vuçiq e ka arritur këtë synim dhe e ka shfajësuar veten pa pasur nevojë të bëjë asgjë. Thjesht i ka mjaftuar të ulet, të hajë fara dhe ta shikojë qeverinë tonë në veprim.”

Shpërndaje në: