Maliqi paralajmëron: Mund të priten sanksione nga ShBA brenda javës së ardhshm ndaj individëve apo kompanive në Ballkan
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione industrisë serbe të naftës.
Maliqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sanksionet tregojnë se ekipi i tyre po punon aktivisht dhe se mund të priten sanksione shtesë ndaj individëve dhe kompanive në Ballkan.
“Sanksionet e sotme nuk janë te lidhura drejtpërdrejtë me ndryshimin e djeshëm të urdhërit ekzektutiv për sanksionet ndaj Ballkanit, por thjesht tregojnë se me gjasë ekipi i sanksioneve (i cili e përfshin angazhimin e shumë agjensive shtetërore) po punon aktivisht, se nuk bëhet fjalë për veprime sporadike, dhe se mund të priten sanksione shtesë ndaj individëve dhe kompanive në Ballkan brenda javës së ardhshme. Kjo është një mënyre përmes së cilës administrata në ikje e përmbyll bilancin e marrëdhënieve katër vjeçare me shtetet dhe ua jep “gjobat” qeverive, pa shqetësimin se ka nevojë të bashkëpunojë më me to” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka përmendur edhe vizitën e zëvendës sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.
“Si pjesë e këtij bilanci me gjasë mund të lexohet edhe vizita e zv. Sekretarit të SHBA Verma në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi dhe diskutimet mbi Dialogun Strategjik me SHBA. Ky status i bashkëpunimit bilateral të strukturar është tregues i thellësisë së partneritetit dhe këtë dialog Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur në vitin 2022. Kosovës ky status i marrëdhënies i është ofruar sot por duhet theksuar se ai do të nënshkruhet ketë fundjavë edhe me Serbinë. Largimi i Gazpromit nga Serbia nuk duket të jetë vetëm kërkesë amerikane por edhe një mënyrë për Serbinë për ta hequr atë qafe. Serbia në shtator nënshkroi marrëveshje me Uashingtonin për partneritet strategjik në energji dhe ky është me gjasë rezultati”.
Postimi i plotë i Agon Maliqit:
Siç u paralajmërua më herët, sot u zyrtarizuan sanksionet e SHBA ndaj NIS-it të Serbisë si pjesë e sanksioneve ndaj veprimtarisë botërore të Gazprom-it të Rusisë (i cili është pronar i NIS-it). Ky është një zhvillim me ndikim të madh sepse kjo ndërmarrje me qarkullim vjetor rreth 3 miliardë dollarë tani detyrohet të ndryshojë pronar. Ajo e ka të pamundur të veprojë në tregje botërore, meqë çdo operator ekonomik që punon me dollarë dhe me institucione financiare amerikane efektivisht e shkel ligjin amerikan duke punuar me këtë kompani. Nga sanksionet ndaj Gazpromit u kursyen vetëm tregtarët nga Kina dhe India të cilët me sa duket janë kafshatë më e madhe dhe problematike për sistemin e ekonomisë botërore se mahallat e vogla si Ballkani e Serbia.
Sanksionet e sotme nuk janë te lidhura drejtpërdrejtë me ndryshimin e djeshëm të urdhërit ekzektutiv për sanksionet ndaj Ballkanit, por thjesht tregojnë se me gjasë ekipi i sanksioneve (i cili e përfshin angazhimin e shumë agjensive shtetërore) po punon aktivisht, se nuk bëhet fjalë për veprime sporadike, dhe se mund të priten sanksione shtesë ndaj individëve dhe kompanive në Ballkan brenda javës së ardhshme. Kjo është një mënyre përmes së cilës administrata në ikje e përmbyll bilancin e marrëdhënieve katër vjeçare me shtetet dhe ua jep “gjobat” qeverive, pa shqetësimin se ka nevojë të bashkëpunojë më me to.
Si pjesë e këtij bilanci me gjasë mund të lexohet edhe vizita e zv. Sekretarit të SHBA Verma në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi dhe diskutimet mbi Dialogun Strategjik me SHBA. Ky status i bashkëpunimit bilateral të strukturar është tregues i thellësisë së partneritetit dhe këtë dialog Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur në vitin 2022. Kosovës ky status i marrëdhënies i është ofruar sot por duhet theksuar se ai do të nënshkruhet ketë fundjavë edhe me Serbinë. Largimi i Gazpromit nga Serbia nuk duket të jetë vetëm kërkesë amerikane por edhe një mënyrë për Serbinë për ta hequr atë qafe. Serbia në shtator nënshkroi marrëveshje me Uashingtonin për partneritet strategjik në energji dhe ky është me gjasë rezultati.