Maliqi: Dikur kanë bërë anti reklamë për Kosovë në arenën ndërkombëtare, të njëjtit sot luajnë rolin e policëve të patriotizmit

Maliqi: Dikur kanë bërë anti reklamë për Kosovë në arenën ndërkombëtare, të njëjtit sot luajnë rolin e policëve të patriotizmit

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka kritikuar persoant që të në kaluarën kanë qenë shoqëri civile dhe tani janë pjesë e qeverisë për të cilët thotë se kanë bërë anti-reklamë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sipas Maliqit, po të njëjtit njerëz janë më të zëshmit ndaj kritikëve të qeverisë.

”Dehja me pushtet e ka një të mirë: e bën të dukshme mungesën e dinjitetit si virtyt”, shkruan ndër të tjerash

Postimi i plotë:

I madh e i vogël që dikur kanë qenë në shoqëri civile dhe që sot janë pjesë e qeverisë, apo që i kanë kthyer OJQ-të në shërbime qeveritare, kanë folur terr e zi për Kosovën në arenën ndërkombëtare me vite të tëra. Aq shumë baltë është hedhur sa që jashtë shtetit ishte krijuar përshtypja se jemi vendi më i korruptuar në botë (e në fakt nuk kemi qenë dhe nuk jemi as vendi më i korruptuar në Ballkan).

E kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre legjitime për të mbajtur qëndrim kritik ndaj qeverive (sepse shoqëria nuk është e barabartë me qeverinë) shpesh madje pa kurrëfarë ndjenje të përgjegjësisë për realitetin objektiv, apo për pasojat anësore të baltosjes së tepruar, duke mos e peshuar nevojën për kritikë me interesin më të gjërë publik.

Sot pikërisht sojin e tyre, të konvertuar rishtas në kishën e sovranizmit dhe në përpjekje të vazhdueshme për t’iu dëshmuar shefit, i gjen në forume të brendshme dhe të jashtme si më të zellshmit në sulmet ndaj kritikëve të qeverisë dhe në rolin e policëve të patriotizmit, duke i etiketuar kritikët madje si “anti Kosovë” apo me agjenda anti-kombëtare apo kriminale. Dehja me pushtet e ka një të mirë: e bën të dukshme mungesën e dinjitetit si virtyt.

Shpërndaje në: