Maliqi: Beteja e Ukrainës ekzistenciale, e Kosovës të mos bëjë gabime të panevojshme diplomatike

Maliqi: Beteja e Ukrainës ekzistenciale, e Kosovës të mos bëjë gabime të panevojshme diplomatike

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se Kosova ka çfarë të mësojë nga Ukraina, por nuk është në pozicion të saj.

Maliqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova ka qenë në pozitën e Ukrainës gjatë vitit 1999, dhe në pozitën e Zelenskyt ishin nënshkruesit e Rambujesë.

Ai ka theksuar se beteja e Ukrainës është ekzistenciale, ndërsa e Kosovës që të mos bëjë gabime të panevojshme diplomatike.

“Kosova ka çfarë të mësojë prej Ukrainës, por ajo sot nuk është në pozitë të Ukrainës, pra nuk është në gjendje lufte. Ka qenë në pozitën e Ukrainës në vitin 1999, kur konteksti ndërkombëtar ishte më i favorshëm. Në pozitën e Zelenskyt kanë qenë nënshkruesit e Rambujesë, të cilët treguan kthjellësi strategjike. Kosova gjithashtu nuk e ka përballë një fuqi nukleare si Rusia, por e ka një fuqi rajonale si Serbia të rrethuar nga NATO dhe krejtësisht të varur ekonomikisht nga BE. Beteja e Ukrainës sot është ekzistenciale. Ndërkohë beteja e Kosovës është që të mos bëjë gabime të panevojshme diplomatike që mund t’i kthejnë fitoret e së djeshmes në humbje. Zelensky është hero modern ukrainas dhe europian, por adoleshentët tanë të papjekur politikë rrezikojnë t’i projektojnë në kontekstin tonë të ndryshëm disa mësime të gabuara” – ka shkruar ai.

Kosova ka çfarë të mësojë prej Ukrainës, por ajo sot nuk është në pozitë të Ukrainës, pra nuk është në gjendje lufte. Ka…

Posted by Agon Maliqi on Saturday, March 1, 2025

Shpërndaje në: