Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar sot pro rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës.
Përfaqësuesi malazez në OKB tha se vendi tregoi një “qasje të dhembshur” ndaj viktimave dhe temës së ndjeshme.
Ai tha se Mali i Zi promovon në mënyrë aktive paqen dhe bashkëpunimin midis kombeve, raporton nova.rs.
“Ne patëm një komunikim të spikatur për të shmangur çdo keqinterpretim të rezolutës. Kemi pasur dy propozime në pjesën preambulare, për të theksuar karakterin individual të krimit. Ne kemi marrë parasysh të gjitha implikimet politike”, tha përfaqësuesi malazez.
Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.