Makina që i pastron rrobat për 5 minuta

Makina që i pastron rrobat për 5 minuta

Larja e rrobave do të jetë gjithmonë një detyrë e përditshme.

Megjithatë, kjo gjë tani do të bëhet shumë më e lehtë, pasi pajisja “Gentlewasher” i pastron rrobat për pesë minuta me më pak ujë sesa makinat e zakonshme dhe pa shpenzuar energji elektrike.

Pajisja manuale mund të pastrojë deri në 12 bluza ose tetë veshje në të njëjtën kohë.

Ajo është e lehtë për t’u përdorur: vendosni një tub uji, rroba dhe një lugë çaji me detergjent dhe filloni ta rrotulloni.

Pas një cikli larjeje rreth dy minuta dhe ciklit të shpëlarjes dy minuta, rrobat janë gati për t’u varur.

Doreza ergonomike ju siguron që nuk do të lodheni gjatë procesit.

Kompania, me seli në Holandë, tha se rezultatet janë shumë të mira.

Pajisja është projektuar për rroba që duhen larë me dorë, por mund të përdoret edhe për të gjitha llojet e rrobave.

Ajo është e dobishme për njerëzit që udhëtojnë shumë, që qëndrojnë në kampe apo për ata që jetojnë në apartamente të vogla.

Ju mund ta blini për 269 dollarë.

 

Shpërndaje në: