Majlinda me shokë e shoqe përsëri në fshat: Mësohen datat e ndeshjeve të xhudistëve kosovarë në Tokio

Majlinda me shokë e shoqe përsëri në fshat: Mësohen datat e ndeshjeve të xhudistëve kosovarë në Tokio

Pas katër viteve, Majlinda Kelmendi me shokë e shoqe rikthehen në fshatin olimpik me synimin e suksesit të mëtutjeshëm, teksa vetë Kelmendi është kampione në fuqi në kategorinë e vetë.

Xhudistët janë shpresa më e madhe për medalje në ngjarjen më të madhe shumësportshe.

“Shorti në Lojërat Olimpike e ka rëndësinë e vet, por jo të madhe. Për ekipin tonë shorti është një nismë e rrugëtimit. Në xhiron e parë realisht garuesit tanë duhet të ecin tutje, e pastaj të shohim”, deklaroi trajneri i xhudos, Driton Kuka, pas hedhjes së shortit sot në mëngjes.

Në kategorinë deri në 48 kg, do të garojë Distria Krasniqi. Ajo do të garojë më 24 korrik. Në xhiron e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytën do të ndeshet me fituesen e meçit ndërmjet Harriet Bonfacet nga Malawi dhe Gabriela Chibanas së Brazilit.

Në Kategorinë deri në 52 kg, do të luftojë kampionia aktuale olimpike, Majlinda Kelmendi. Ajo në xhiron e parë do të garojë kundër hungarezez Reka Pupp. Gara e saj është mëm 25 korrik.
Nora Gjakova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për herë të dytë. Ajo garon më 26 korrik dhe në kategorinë deri në 57 kg. Në xhiron e parë është e lirë, kurse në të dytën do të ndeshet me fituesen e meçit ndërmjet austriakes Sabrina Filzmoser dhe holandezes Sane Verhagen.
Në të njëjtën ditë me Norën, do të garojë edhe Vëllai i saj, Akil Gjakova. Ai merr pjesë në kategorinë deri në 73 kg. Kampioni i Evropës në raundin e parë përballet me xhudistin Ahmed Ayash të Jemenit, e nëse e kalon këtë raund, më pas takohet me Nils Stump nga Zvicra.

Loriana Kuka merr pjesë për herë të parë dhe ajo garon në kategorinë deri në 78 kg. Është e fundit nga xhudistët kosovarë, pasi garon më 29 korrik. Në xhiron e parë është e lirë, kurse në të dytën do të ndeshet me fituesen e meçit ndërmjet kongolezes Marie Branser dhe ruses Aleksandra Babintseva.

Kosova përfaqësohet me 11 sportistë në LO Tokio 2020, por pos xhudistëve të tjerët vlerësohet se kanë pak gjasa të arrijnë në zonën e medaljeve. Pos xhudistëve, vetëm edhe mundësi Egzon Shala ka shkuar në Tokio me normë të fituar, pesë të tjerët kanë udhëtuar me ftesë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike. Më 2016, ishte hera e parë dhe debutoi me medaljen e artë olimpike të Majlinda Kelmendit.

Shpërndaje në: