Majlinda Kelmendi doli në pension: Rekordi i saj i medaljeve gjatë karrierës është i paimagjinueshëm

Majlinda Kelmendi doli në pension: Rekordi i saj i medaljeve gjatë karrierës është i paimagjinueshëm

Majlinda Kelmendi ka njoftuar sot që do t’i japë fund karrierës së saj si xhudiste. Ajo është 30 vjeçare, e lindur më 9 maj, dhe pensionimi na duket paksa i çuditshëm. Por, cilat ishin sukseset e saj kulmore? 

Majlinda Kelmendi është pa asnjë dyshim sportistja më kulmore e Kosovës gjatë viteve 2010. Ajo ka arritur që gjatë kësaj periudhe të bëhej dy herë kampione e botës, dy herë kampione e Evropës dhe një herë kampione olimpike. Por, medaljet e saj janë edhe më të shumta.

Kelmendi garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe tashmë ka lënë nam të madh edhe për gjeneratat e ardhshme që do të garojnë në këtë kategori.

Pseudonimi i saj është “Majlinda e Artë”.

Kelmendi i ka fituar gjithsej 46 medalje të arta, prej të cilave janë 32 të arta.

Ajo është lindur në Pejë dhe ka nisur ta praktikojë artin e xhudos që në vitin 1999, shkruan Periskopi.

Majlinda është e gjatë 1,63 dhe peshon 51 kilogramë.

Kelmendi u bë e njohur që në vitin 2009 kur e fitoi medaljen e artë në kampionatin botëror për juniorë në Paris.

Momenti më kulmor ishte medalja e artë e fituar në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros. Në vitin 2016 kishte pasur raportime se ajo kishte refuzuar të bënte një test dopingu në Francë, ndërsa trajneri insistonte që ajo ishte e pastër. Ajo kishte sqaruar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë shkaku i autorizimit nga WADA.

Kelmendi ka fituar 26 medalje të arta deri tash, 5 të argjendta dhe 5 të bronzta. /Periskopi

Shpërndaje në: