Majlinda Kelmendi: Xhudo do të thotë gjithçka për mua, nuk ishte vetëm sport por e gjithë jeta ime
Mbretëresha kosovare e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka dhënë disa komente pas pensionimit nga xhudo.
Në një intervistë të fundit, Kelmendi ka thënë se xhudo ka rëndësi të madhe në jetën e saj, duke arsyetuar edhe gëzimet e mëdha por edhe trishtimet me raste.
“Xhudo do të thotë gjithçka për mua. Arsyeja pse unë ndihesha shumë e lumtur kur fitoja, dhe shumë e mërzitur kur humbja, është sepse xhudo ishte jeta ime, jo vetëm sport. Xhudo isha unë, xhudo ishte ajo kush jam”, ka thënë Majlinda, transmeton Periskopi.
“Kurrë nuk kisha talent, e dini? Por isha shumë punëtore. Nuk e di, por mendoj se nuk ka një vajzë në botën e xhudos që ka punuar aq sa unë. Unë gjithmonë kam pasur mentalitet të fitueses, që kur isha e vogël”, shtoi mbretëresha kosovare e xhudos.
Majlinda u përballë me lëndime të shumta në fundin e karrierës së saj. Këto lëndime ia pamundësuan një triumf të mundshëm në Tokio. Pas Olimpiadës, ajo vendosi të pensionohej. /Periskopi/
“Judo means everything to me.” ?
A few weeks after announcing her retirement, Olympic @Judo champion ?? Majlinda Kelmendi reflects on the highs and lows of her “incredible career”, and how she wants to inspire the new generations.@MajlindaKel | @NOCKOSOVO | @europeanjudo pic.twitter.com/BqzdrSM6UN
— Olympics (@Olympics) November 5, 2021