Majlinda Kelmendi dekorohet me urdhrin ‘Shotë Galica’ nga Presidentja e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thurur lavde të hatshme për krenarinë e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi si dhe e ka dekoruar atë me një epitet shumë të rëndësishme.
Kjo ndodhi në ceremoninë pensionuese të Kelmendit, ku po marrin pjesë figura të njohura të skenës politike dhe jo vetëm, shkruan Periskopi.
Në fjalën e saj, Osmani u shpreh:
”Ajo është vërtetë heroina jonë. Kosova për herë të parë u përfaqësua në Lojërat Olimpike në Rio 2016 me Majlindën dhe qysh herën e parë fitoi të artën.
”Ajo është e para që i dha jehonë vendit tonë të vogël. Kjo forcë e pathyeshme ishte dhe vazhdon të jetë frymëzim për vajzat e Kosovës dhe përtej. Kjo është Majlinda.
”Pa Majlindën dhe pa modelin që ajo u dha të rinjëve tanë, sot nuk do ta kishim as Distrinë e as Norën.”
Pas fjalimit, Osmani e ka dekoruar atë me urdhrin ‘Shotë Galica’. /Periskopi.com/