Magjistralja Ferizaj – Prishtinë “bëhet” lum, Marevci: Për 101 arsye duhet ta ndëshkojnë këtë qeveri

Magjistralja Ferizaj – Prishtinë “bëhet” lum, Marevci: Për 101 arsye duhet ta ndëshkojnë këtë qeveri

Janë të shpeshta rastet kur mediat raportojnë se në magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji. Si pastojë e reshjeve të mëdha të shiut, shoferët kanë vështirësi gjatë kalimit në autrostradën e cila lidhë kryeqytetin me Ferizajn, shkruan Periskopi.

E, kur jemi tek trafiku rrugor, tashmë edhe rrugët janë shndërruar në lumë. Madje në magjistralen Ferizaj – Prishtinë “lirisht” edhe mund të notosh.

Zëdhënësi për media i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci thotë se të gjitha bizneset e Ferizajt pësojnë dëme të konsiderueshme, derisa gishtin drejton tek Qeveria e Kosovës.

“Për 101 arsye, qytetarët e Ferizajt duhet ta ndëshkojnë këtë qeveri. Sot, dy herë radhazi më ra rruga në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, dhe situata është e tmerrshme. Sidomos te pjesa e ‘liqenit’, ku grumbullohet uji, të gjitha bizneset e Ferizajt pësojnë dëme të konsiderueshme për shkak të neglizhencës së qeverisë. Udhëtarët që kalojnë këtë rrugë mbesin në kolona, e shpesh edhe me dëme në vetura”, ka shkruar Marevci në Facebook.

“Edhe njëherë. kjo është vetëm një nga 101 arsyet pse ferizajasit duhet ta mendojnë dy herë. Vetëm bizneset  05 i japin 600 milionë buxhetit të Kosovës, e çfarë po marrim në këmbim???”, përfundoi Marevci.

Shpërndaje në: