Magjistari i njohur humb jetën nga koronavirusi
Roy Horn, anëtar i dyshes së magjistarëve Siegfried dhe Roy, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare nga koronavirusi.
Horn dhe Siegfried Fischbacher, ishin të njohur për përfshirjen e tigërve të bardhë dhe kafshëve të tjera në aktrim.
“Sot, bota ka humbur një nga madhështitë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë,”- tha z. Fischbacher në një deklaratë. “Që nga momenti kur u takuam, unë e njihja Roy dhe së bashku, do ta ndryshonim botën”.
Karriera e Horn ndaloi, pasi u plagos rëndë kur njëri prej tigërve e kafshoi në qafë gjatë një shfaqje. Ai gjithashtu pësoi një goditje në tru.
Incidenti i ndikoi përgjithmonënë lëvizshmëri dhe artikulim, por Horn ishte në gjendje të merrte pjesë në disa ngjarje para se dyshja të dilte në pension në 2010.
“Roy ishte një luftëtar gjithë jetën e tij, përfshirë edhe ditët e fundit,”- tha z. Fischbacher. “Unë i jap vlerësimin tim të përzemërt ekipit të mjekëve, infermierëve dhe stafit në Mountain View Hospital, në Las Vegas, i cili ka punuar heroikisht kundër këtij virusi tinëzar.”