Madonna dhe i dashuri i saj 25-vjeçar njihen edhe familjarisht
Madonna dhe i dashuri i saj 25- vjeçar janë parë sërish së bashku, e duket se gjërat po bëhen serioze.
Thashethemet e fundit për muaj me radhë kanë thënë se lidhja e yllit Madonna me Ahlamalik Williamsin është mjaft serioze dhe ata po shkojnë drejt altarit… trasnemton Indeksonline.
Babai i djalit, Drue Williams, ka thënë se djali i tij është takuar me Madonnan prej më shumë se një viti.
Drue thotë se ata u takuan për herë të parë, më 2015.
Para pak kohësh 61- vjeçarja Madonna i kishte ftuar prindërit e 25- vjeçarit, dhe u kishte thënë atyre se ajo e don djalin pa kushte.
Gjithashtu edhe babai i djalit ka thënë :“Dashuria nuk njeh moshë”, derisa djali i tij thotë se është mjaft i lumtur.
Kjo është një lidhje mjaft interesante, duke marrë parasysh diferencën e madhe në moshë.