Madonna befason fansat, me paterica i bashkohet protestës “Black Lives Matter”
Madonna i ka befasuar fansat gjersa iu bashkua me paterica protestës.
Madonna ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj në protestën “Black Lives Matter”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Ajo shfaqet me paterica gjersa i bashkohet kësaj proteste në të cilën morën pjesë edhe emra të tjerë të famshëm si: Anthony Joshua dhe Boris Becker.
Madonna doli në protestë pavarësisht lëndimit në gju që nga turneu i saj në tetor të vitit të kaluar.
Megjithatë 61-vjeçarja duket në top-formë.