Madje edhe ish-mbrojtësi i Barçës, Nelson Semedo mendon se klubi ‘ka marrë fund’ pas rënies
Barcelona ka rënë fuqishëm kohëve të fundit.
Barça ishte në një trajektore të rënies, edhe para se të humbte Lionel Messin këtë verë.
Dhe katalunasit kanë pasur edhe më shumë vështirësi pas largimit të argjentinasit legjendar, transmeton Periskopi.
Barça është aktualisht në vendin e tetë në La Liga, pasi fitoi vetëm shtatë nga 17 ndeshjet hapëse.
Aktualisht ka 17 pikë më pak se rivali i përbetuar, Real Madridi, dhe deficiti duket tash i paarritshëm.
Barça gjithashtu është eleminuar edhe nga Champions League në fazën e grupeve, për herë të parë që nga sezoni 2000/01. Skuadra vërtetë është rrëmujë aktualisht.
Në mesin e këtyre vështirësive, Wolves ka publikuar një video ku përfshihet Roman Saiss dhe Nelson Semedo, duke folur për situatën e Barçës.
Semedo luajti në ‘Camp Nou’ për tre sezone – duke bërë 124 paraqitje – para se të transferohej në Wolves më 2020.
Por pavarësisht se luajti për një kohë të gjatë në klub, madje edhe ai u pajtua me Saiss se Barça ka marrë fund.
”Miku im, pse po flet për Barcelonën? Miku im, Barcelona ka marrë fund. Messi po shkon, të gjithë po largohen nga ky klub!” thotë Saiss.
Semedo pastaj përgjigjet: ”E di se janë të përfunduar, por…” /Periskopi.com/
Pain, Wolves players mocking us pic.twitter.com/7LlOKiZFCV
— mx (NEW ACCOUNT) (@MessiMX30ii) December 20, 2021