Macronit i përgjigjet edhe Putin, thotë se “disa s’po rahatohen”

Macronit i përgjigjet edhe Putin, thotë se “disa s’po rahatohen”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij nuk do të dorëzohet para askujt për luftën në Ukrainë.

“Duhet të fitojmë një version të paqes që do të na përshtatej neve dhe do të siguronte qetësi për shtetin tonë, për një perspektivë të gjatë historike. Nuk duam asgjë që u takon të tjerëve. Por nuk do të japim asgjë që na takon. Na duhet opsioni që siguron zhvillimin stabil të shtetit tonë nën kushte paqeje dhe sigurie”, ka thënë ai para të vejave dhe nënave të ushtarëve rusë.

Presidenti i Rusisë po ashtu duket se iu kundërpërgjigj presidentit francez, Emmanuel Macron, për deklaratën e së mërkurës që tha se “historia ka treguar se Rusia është rreziku i vërtetë”.

“Disa s’po rahatohen. Ka ende njerëz që duan të kthehen në kohën e Napolonit, duke harruar se si përfunduan”, ka thënë Putini.

Shpërndaje në: