Macron: Rusia është agresori, duhet të respektojmë ata që kanë luftuar prej fillimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar menjëherë pas një takimi të dështuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili përfundoi në retorika shumë të ashpra dhe në prishjen e firmosjes së një marrëveshjeje historike për mineralet e rralla.
Macron, menjëherë pasi takimi u përmbyll, shkroi: Rusia është agresori. Ukraina është populli që është sulmuar. Ne duhet t’i respektojmë ata të cilët kanë luftuar që nga fillimi.