Macron: Nuk dorëhiqem, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve europiane, pas të cilave vendosi të shpallte zgjedhjet e parakohshme në vend.
Presidenti francez u pyet se çfarë do të bëjë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN), në rast fitoreje elektorale, kërkon dorëheqjen e tij.
“Nuk është RN që përcakton Kushtetutën, as fryma e saj. Institucionet janë të qarta, qëndrimi i presidentit po ashtu, cilido qoftë rezultati.
Për mua është e paprekshme”, tha ai.