Macron mirëpret Bidenin në Paris, do të diskutojnë për Izraelin, çështjet tregtare dhe Ukrainën
Presidenti amerikan, Joe Biden është mirëpritur në Paris, nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Biden është pritur me nderime të larta, dhe pas kësaj së bashku me Macron kanë bërë homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore.
Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris.
Më pas, të dy, bashkë me zonjat e para, janë nisur drejt Pallatit Elysee për një drekë pune, ku gjatë ditës do të deklarohen për media.
Temat kryesore përgjatë diskutimeve të tyre do të jenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina, raporton Radio Evropa e Lirë.