Macron: BE do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimit të tarifave të Trump
BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse synohen interesat e saj, ka thënë Emmanuel Macron , ndërsa liderët e bllokut kërkuan bisedime, në përgjigje të kërcënimit të fundjavës së Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese.
“Nëse sulmohen interesat tona tregtare, Evropa , si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë”, tha presidenti francez ndërsa mbërriti për një takim jozyrtar të mbrojtjes me liderët e tjerë në Bruksel të hënën.
“Zgjedhjet dhe deklaratat e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA po e shtynin BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha ai, raportin euronews.
Presidenti amerikan përsëriti ankesat e kahershme për madhësinë e deficitit tregtar të SHBA me bllokun dhe kërkoi që Evropa të importonte më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane. “Kjo do të ndodhë patjetër me BE-në”, tha ai.
Trump shtoi se megjithëse nuk kishte një afat kohor specifik për tarifat evropiane, ajo është diçka që do të ndodhë shumë shpejt.