Macet identifikojnë energjinë negative dhe njerëzit e këqij në rrethin tuaj: kuptoni se çfarë duan t’ju porosisin!
Macet kanë intuitë shumë të shprehur, prandaj kushtoni kujdes sjelljes së tyre
Patjetër duhet vetëm pak t’i shikoni në mënyrë që të kuptoni se çfarë duan t’ju porosisin, transmeton Telegrafi.
Qe në çka përpiqen t’ju tregojnë me sjelljen e tyre.
Macja pa arsye fillon të sillet me shumë nervozizëm pasi që të ktheheni në shtëpi
Këto kafshë dinë shumë mirë të identifikojnë energjinë, andaj nëse jeni grindur derisa keni qenë jashtë shtëpisë apo dikush ju ka nevrikosur, ato do ta ndiejnë. Me veprimin e saj ju rikujton që do të duhej që të liroheni nga mendimet dhe emocionet negative.
Shikim i gjatë në një pikë apo në një vend
Diçka asaj aty nuk i pëlqen dhe në atë mënyrë ju bën me dije që ai vend apo ndonjë objekt kanë energji negative. Mbase ndokush ju ka dhuruar diçka me qëllime të këqija.
Macet fillojnë të sillen më agresivisht apo fillojnë të kafshojnë kur pronari është në humor të keq
Ato janë shumë të lidhura me pronarët, andaj nuk është për t’u çuditur që i ndiejnë të gjitha emocionet tuaja negative. Me këtë veprim dëshirojnë t’ju bëjnë me dije që do të duhej menjëherë ta ndërprisni atë sjellje.
Kur pronari sëmuret, macja do të kruspullohet pranë tij derisa të shërohet
Dinë shumë mirë të ndiejnë kur diçka nuk është në rregull, andaj do të jenë gjithmonë pranë jush kur nuk ndiheni mirë. Do të shtrihet pranë jush dhe do të përpiqet t’ju qetësojë derisa të shëroheni, madje do të identifikojë edhe vendin ku ndieni dhembje.
Nëse në shtëpinë tuaj vjen personi i cili nuk ka qëllime të mira, ajo do të gërhasë apo do të shikojë pa lëvizur në drejtim të atij personi
Intuita e saj e theksuar do t’ju tregojë ata të cilët nuk ju dëshirojnë asgjë të mirë.