MacBook Pro i ri i tëri me touchscreen (Foto)
Laptopi do të mund të ketë sistemin Taptic Engine të kompanisë që do t’i japë përdoruesit ndjenjën e pullave fizike, së bashku me rrethin për rrëshqitje (scroll).
Për më shumë, pajisja do të kishte ‘touch bar’ për qasje të shpejtë në funksione të caktuara.
“Apple Pencil tani është i përdorshëm edhe në MacBook Pro të ri, duke i mundësuar kështu përdoruesit punë më efikase dhe integrim të aplikacioneve të reja përmes touch pad. Tani, softuerët si Photoshop ose Autodesk Sketchbook do të jenë më të fuqishëm se kurrë,” bëjnë të ditur përfaqësuesit e Yanko Design.