Lyrical Son kujton i emocionuar luftën në Kosovë: Ushtarët e UÇK-së ishin superheronj!

Lyrical Son kujton i emocionuar luftën në Kosovë: Ushtarët e UÇK-së ishin superheronj!

Lyrical Son ka kujtuar luftën e Kosovës.

Ai është një ndër reperët më të mirë shqiptarë, i cili është mjaft i dashur nga gjithë fansat e muzikës.

Lyrical Son është një nga artistët e shumtë që ka përkrahur nismën “Liria ka emër”, pas arrestimeve të disa prej ish-krerëve të UÇK.

I emocionuar, Lyricl Son kujtoi kohën e luftës në Kosovë, periudhë kur ai ishte ende mjaft i ri, në kohën e adoleshencës.

“Në thjesht donim të shkolloheshim, të shihnim policë që flisnin shqip, donim jetë në shtetin tonë”, u shpreh ai gjatë intervistës në “Ftesë në 5”.

“Për tri shkronja të arta, UÇK, ka qenë diçka për ne si ata filmat me Superman. I kemi parë si heronj, si shpëtimtarë…”, përfundoi reperi.

Shpërndaje në: