Lynk&Co po e revolucionarizon përdorimin e veturave. Ja përse!

Lynk&Co po e revolucionarizon përdorimin e veturave. Ja përse!

Pra, ofrohet gjithçka, që nga blerja e veturës, nëpërmjet anëtarësimit në klub dhe qirasë mujore, e deri te përdorimi i veturës sipas nevojës brenda të ashtuquajturit program për ndarjen e veturave. Shërbimi më i popullarizuar është marrja e automjetit me qira mujore prej 500 eurove, që nënkupton se ju merrni një crossover tërheqës me një motor hibrid ose plug-in hibrid. Nëse dëshironi ta ndani veturën me përdorues të tjerë, çmimi do të ulet proporcionalisht.

Kompania Lynk & Co thekson se pronarët e veturave i përdorin automjetin mesatarisht vetëm në 4 përqind të rasteve. Me ndarjen e kohës, do të rritet koha e përdorimit dhe do të ulet çmimi i qirasë.

Vlen të thuhet se në 500 eurot origjinale qira përfshihen 1250 km në muaj, dhe se ju i paguani nga 0.15 euro për çdo kilometër shtesë. Shpenzimet e sigurimit, shërbimit e alokimit shtesë apo ato për goma barten nga qiradhënësi.

Përndryshe, kompania Lynk&Co është pronë e kompanisë kineze Geely, e cila është pronare e Volvosë, dhe ky model biznesi edhe bazohet në Volvo V40 – i cili oforhet me çmim 35,000 euro, me ngjyrë të zezë dhe të kaltër.

Lajm i keq është kompania Lynk & Co nuk ka shumë përfaqësi. Aktualisht është aktive në disa qytete evropiane, si në Goteborg e Stokholm, si dhe në Amsterdam, Hamburg, Berlin, dhe në Mynih.

Shpërndaje në: