Lyft rritet në AppStore, pas fushatës kundër rivalit Uber
Njerëzit janë të zemëruar me Uber pasiqë kjo e fundit i ka rritur çmimet e shërbimit nëpër aeroporte, pas refuzimit të refugjatëve, urdhër ndaj të cilit kanë reaguar edhe shoqatat e taksive në Nju Jork.
Vendimin e Presidentit Donald Trump shoqata e taksive e ka cilësuar si “çnjerëzore dhe antikushtetuese për udhëtarët myslimanë.”
“Ne nuk mund të jemi të heshtur. Ne shkojmë në punë për t’i mirëpritur njerëzit në vendin që dikur na ka mirëpritur neve” thuhet në reagimin e shoqatës së taksive në Twitter.