LVV të mos flasë me gjuhë tregtie për Referendumin

LVV të mos flasë me gjuhë tregtie për Referendumin

 

Lëvizja Vetëvendosje është lëvizje politike që direkt apo indirekt ka lindur mbi idenë e Referendumit. Vetë ideja e të vendosurit vetë,  në mënyrë tacite brendashkruan edhe apelimin në referendum. Lindja e Vetëvendosjes shenjon një rrymim social, një shprehje indinjate ndaj ndalimit të kësaj të drejte për shqiptarët përgjatë kohës. Deri në ditët tona, kjo indinjatë formën e vetë shprehëse e ka marrur më së shumti në situimin (post)Rambuje, pas lirimit të Kurtit nga burgu, për t’u skalitur përfundimisht pas trazirave 2004.

Për shumë arsye, më tepër objektive sesa subjektive, LVV-së dhe njerëzve që pasojnë idealet (a idetë?) e këtij subjekti iu kanë ikur disa momentume politike ku artikulimi politik do të mund të përçonte peshë vendosmërie por edhe referencialitet social. Kështu ishte me ngjarjet në Mitrovicë në fazën e saj të ndarjes më 1999-2000, konfliktin në Luginë të Preshevës, atë në Maqedoni, si dhe marsin 2004. LVV nuk kishte dalur akoma në skenë kur kishin ngjarë këto gëlime politike (tej)kosovare.

Për rrjedhojë LVV-në që  nga dalja në skenë e ka përcjellur njëfarë fati i vonimit, diktuar edhe nga dy faktorë tjerë: apatia e lumpen-proleteriatit LDK-ist kosovar për çfarëdo ndryshimi, përkatësisht ndryshimi si në film i PDK-së, nga një strukturë me koncetrim fshatin dhe nja 4 qyteza të vogla, në forcë motorike në nivel vendi, 7-8 vite paslufte (pranimi i privatizimit/kapitalizmit). Kështu LVV-së i patën ngelur  në duar vetëm slloganet dhe protestat, përreth ideve si stopimi i decentralizimit, mosnegocimi, dhe mosprivatizimi.

Për aq sa ishte e dëmshme kjo vonesë, ishte poaq edhe e dobishme, meqë në Lëvizje po grupoheshin njerëz që thyenin dy shtyllat penguese të palirisë së lirisë pasluftës: familjen dhe provincën. Dhe çuditërisht kjo të mbushte (dhe të mbushë akoma) shpresë për aq sa ruante njëfarë balanci: VV-në prisje ta gjeje sa në kryeqendër poaq edhe në provinca e fshatra. Kurora me virtualitetin edhe mungonte por edhe s’aspirohej kaq shumë sa sot e si sot, dhe Lëvizja se kishte lëshuar veten në vorbullën e shpejtësisë dhe menjëhershmërisë.

Por rasti i përplasjes së Lëvizjes me Grupin e Deputetëve të Pavarur (GDP) rreth inicimit të projektligjit për Referendumin shpërfaq një momentum tejet interesant, ku të paktën nuk do  të duhej as ta gjente veten të përfshirë a pjesëmarrëse e aq më pak  titullare.. Kjo meqë çështja ka të bëjë me përjetimin e Referendumit si ndjesi dhe ndërgjegje e transformuar e idealizmit (të proklamuar), përgatë kohës – e që flamurtare në këtë përjetim dhe e këtij përjetimi – LVV e inventonte veten si shenjë, e jo si shtytëse ligjesh.

LVV identiikohej me Referendumin, nuk e objektikonte atë,  e aq më pak ta eksponojë në ingranazhet e sistemit. Nuk është se nuk zmbrapsej, por edhe natyra e zmbrapsjes, ka anën fisnike dhe të hijshme të saj. Kjo meqë përjetimi nënkupton një qëndrim, e qëndrimi edhe një dozë barrikadimi/ngulmimi. Kurse natyra e shtytjes së një projektligji, madje duke qenë titullar e shkakësor i tij, nxjerr në pah disa aspekte problematike: (vetë)pranimin se përjetimi (yt) ka pësuar ndryshim në afektimet dhe atributet e tij, dhe se ky ndryshim të ka marrur me vete në varkën e tij udhtrimtare. Të kërcesh nga barrikadimi idealist që merr mbi supe edhe idenë e sakrificës tek shtytja e projektligjeve natyra e të cilit ndër të tjera është edhe (mos)çertifikimi, nuk përbën lajm që duhet të kalohet me një klikim. Albulena Haxhiu do të mund të justifikohej se ideja për shtytje të projektligjit ka qenë rruga e vetme e mundshme por nuk është ashtu. Kjo ngase thirrja e identifikimi me referendum në rradhë të parë nënkupton mishërim në/me popullin, e jo jashtësim e vritualizim formalizmi. LVV nuk është duke vërejtur hendikepin e saj: mungesën konstante të depertueshmërisë në popull (sado i paqenë të jetë populli në kontekstin tonë). Dhe kjo as kur para sysh ka përvojën dhe sinjalet e qarta se PDK e LDK duke mbjatur  lidhjet e pashkëputura me qytezat, fshatin, farefisninë  dhe bizneset asnjeherë nuk kanë pushuar të jenë filialë përthithjesh, sidomos në kohë krizash e deprivimesh nga kauza të mëdha.

Nëse LVV gradualisht reduktohet në parti kryeqytetase, që kalkulon idealizmin, që injoron shtrirjen (shtrirja nënkupton edhe propagimin lagjje me lagje e shtëpi më shtëpi) duke u mjaftuar vetem me mospranim deklarativ të formës vulgare të kapitalizmit dhe me moskorruptim, do të oscilojë edhe shumë.  Nuk mund të thirresh në referendum duke shkëpeutur (pa)vetëdijshëm relatën me mesatarin. E dijmë se referenedumi na ka ngelur bisht mbas gardhit, por LVV të mos konribuojë edhe më shumë në këtë aspekt, përmes përpjekjes së  tregtimit të tij si ligj. Aq më shumë ta konkurrojë atë me deri dje bashkëpartiakët. Referendumi nuk është ligj, aq ma pak të jetë  kësaj Kushtetute.

Shpërndaje në: