LVV-ja partia që u dënua më së shumti në fushatë nga PZAP-i, vlera mbi 202 mijë euro
![LVV-ja partia që u dënua më së shumti në fushatë nga PZAP-i, vlera mbi 202 mijë euro](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7824-533x300.jpeg)
Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar në total 654 mijë e 500 euro gjoba për subjektet politike që kanë kryer shkelje ligjore të Kodit të Etikes.
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se këto gjoba janë shqiptuar kryesisht për shkak të shkeljeve lidhur me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes, përdorim të resurseve publike, për vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike, përdorim të fëmijëve në fushatë zgjedhore dhe pengim të gazetarëve.
Nga lista e përmendur nga DnV-ja del se Lëvizja Vetëvendosje është e para që mori gjoba më së shumti, pra 202 mijë e 500 euro.
LVV është dënuar 202 mijë e 500 euro gjoba;PDK me 143 mijë e 500 euro gjoba;LDK me 141 mijë e 600 euro gjobë;AAK-NISMA me 81 mijë e 200 euro gjobë;Koalicioni për Familjen me 33 mijë euro gjobë;Lista Serbe me 21 mijë e 500 euro gjobë;SRB Demokratija me 12 mijë euro gjoba;Partia Kosovksi Srba me 7 mijë e 200 euro gjoba;Za Slobodno Pravnu i Opstanak- N.Rashiq me 3 mijë e 500 euro gjoba;PLE-Partia Liberale Egjiptiane me 3000 mijë euro gjoba;Nova Stranka me 1 mijë 500 euro gjoba;IRDK me 1 mijë e 500 euro gjobë;Partia e Ashkalinjëve për Integrim me 1000 euro gjobë;Koalicioni VAKAT me 1, 500 euro gjobë.