Lutfi Haziri thumbon Alban Hysenin: Edhe Vali Corleone e xhelozon që doli dikush e ia kapërceu për dembeli
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbrëmë tubimin elektoral të fundit në Gjilan për këtë fushatë elektorale.
LDK-ja mblodhi shumë njerëz në sheshin kyç të Gjilanit, e aty normalisht që tubimit i printe më tepër se Lumir Abdixhiku, vetë ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
E në fjalimin e tij të mbajtur para qytetarëve ai zgjodhi që të kritikoj kryetarin aktual të Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se edhe “Ata që në Gjilan kush puna e mbarë s’ju ka thënë. Vali Corleone është bërë xheloz që ka dalë dikush që me dembeli ia ka kapërcy, e ka imazh të jetës për me i përngja për mos-punë nuk është në rregull”, deklaroi Haziri.
Ndryshe në Gjilan vazhdon të jetë problem miratimi i buxhetit, kryetari Alban Hyseni vazhdimisht thërret mbledhje të jashtëzakonshme por opozita vazhdon të kundërshtojë votimin e këtij buxheti që ka shkaktuar “kaos” në këtë komunë.