Lutfi Haziri si kandidat për deputet: Me besim në Zot, familje e shtet- Kosovës do t’ia heqim depresionin e thellë politik e ekonomik
Lutfi Haziri ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se LDK do t’ia heq Kosovës depresionnin e thellë politik e ekonomik.
“Andaj, kësaj radhe kërkoj mbështetjen edhe më të madhe sepse më 9 shkurt votojmë edhe për Komunën e Gjilanit dhe për Kuvendin e Republikës. Besimin do t’ua kthejë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, shkroi mes tjerash Haziri.
Postimi i plotë:
Me besim në Zot, Familje e Shtet, Kosovës, Gjilanit e Anamoravës do t’ia heqim depresionin e thellë politik e ekonomik
Është në nderin tim që të jem sërish pjesë e listës fituese të LDK-së për Kuvendin e Republikës. Bashkë me liderin tonë, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, kolegët nga Gjilani, Anamorava dhe krejt Kosova, Kosovën do ta bëjmë vend të jetueshëm e të dinjitetshëm për të gjithë.
Vota me 9 shkurt për listën e LDK-së, është votë për ruajtjen e Republikës, për mirëqenien e qytetarëve, për ta nxjerr vendin nga ky depresion i thellë politik e ekonomik, të cilët për katër vjet e instaloi qeveria në largim.
Në veçanti, unë, bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku-Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Besim Gudën, do të jemi zëri më i fuqishëm i interesave të Gjilanit e Anamoravës në Kuvend të Republikës.
Gjilanasit dhe qytetet tjera personalisht më kanë bërë nderin jetësor, duke më bërë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Ju falënderoj përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj meje dhe LDK-së.
Andaj, kësaj radhe kërkoj mbështetjen edhe më të madhe sepse më 9 shkurt votojmë edhe për Komunën e Gjilanit dhe për Kuvendin e Republikës. Besimin do t’ua kthejë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
#LutfiHaziri4
#behundryshimi