Lutfi Haziri: Kurtit i duhet kali me kalu lumin, te LDK-ja nuk mundet me gjetë më

Lutfi Haziri: Kurtit i duhet kali me kalu lumin, te LDK-ja nuk mundet me gjetë më

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lutfi Haziri, në një intervistë dhënë në emisionin Reel Talk me Maxhunin në Periskopi, ka thënë figurativisht se për formimin e Qeverisë, “Kurtit i duhet një kali për ta kaluar lumin, por te LDK nuk mund ta gjejë atë”.

Siç thotë Haziri, LDK ia ka mundësu Kurtit njëherë me u bë edhe lum edhe shtrat – duke iu referuar marrëveshjes VV-LDK në 2020.

Megjithatë, nënkryetari i LDK-së thotë se ajo periudhë është mbyllur sepse Kurti nuk ka ditur ta ruaj këtë vlerë në raport me partinë e LDK-së.

Ndiq videon e plotë:

 

Shpërndaje në: