Lutfi Haziri: Kurti ia ka lënë Kosovës kusht Asociacionin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj dialogut.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Haziri ka thënë se Kurti ia ka lënë Kosovës kusht Asociacionin, duke shtuar se ky do të jetë problem serioz për vendin.
“Krejt çka kemi me kujtu edhe krejt çka ka me i mbetë Kosovës për këto katër vjet është marrëveshja e keqe Kurti-Vuçiq sepse është bë konkluzion, është bë qëndrim i të gjitha shteteve anëtare të BE’së. Dmth Komisioni Evropian, Këshilli Evropian Parlamenti Evropian, të gjitha institucionet e kanë qëndrim në tavolinë dhe ka me u kushtëzu Kosova…”, ka thënë Haziri.