Lutfi Haziri: Kjo Qeveri ka “urinuar në derë të mikut dhe të partnerëve”
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbajti një fjalim në Samitin për Paqe dhe Demokraci, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë fuqinë absolute për të bërë që Kosova të bëhet menjëherë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai theksoi se është thelbësore që qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të respektojnë detyrimet e dialogut dhe të angazhohen seriozisht në këtë proces.
Hovenier theksoi se bota nuk funksionon me shkopinj magjikë dhe se integrimi në institucionet ndërkombëtare kërkon koordinim me vendet anëtare. Ai i bëri thirrje Kosovës të bindë ato vende që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj.
Për të ilustruar qasjen, ambasadori përdori një thënie të gjyshit të tij: “Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe bashkëpunimit në përpjekjet për integrim. Hovenier u shpreh se SHBA-ja është e angazhuar për të mbështetur Kosovën në këtë proces.
Lutfi Haziri nga LDK-ja e ka komentuar mesazhin e ambasadorit Hovenier.
Ai theksoi se nuk ka asgjë tjetër për të shtuar për dialogun përveç thënies së ambasadorit Hovenier, duke u shprehur se “kjo qeveri ka pshurrë në derë të mikut dhe partnerëve.”.
Nuk kam asgjë tjetër të shtoj përveç thënies së Hovenier: “Kjo qeveri ka pshurrë në derë të mikut dhe partnerëve”.