Lutfi Haziri: Do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit
![Lutfi Haziri: Do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/475863929_1191115785715079_7064211215888442917_n-442x300.jpg)
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderimet e tij të thella për mbështetjen e fuqishme që mori nga qytetarët e Gjilanit të mbajtur sonte.
Sipas tij, rreth 8,000 gjilanas ishin pjesëmarrës të këtij aktiviteti, që e cilëson si manifestimin më të madh politik ndonjëherë në qytet.
“Faleminderim deri në përulje për 8,000 rugovistë të Gjilanit për Manifestimin më të Madh Politik ndonjëherë,” ka shkruar Haziri, duke theksuar se ky ishte një moment i jashtëzakonshëm, që e priti me dashuri dhe solemnitet, në mënyrën më të bukur siç dinë ta bëjnë gjilanasit e tij.
Postimi i plotë:
Faleminderim deri në përulje 8.000 rugovistëve të Gjilanit për Manifestimin më të Madh Politik ndonjëherë
Kështu, në mënëyrë madhështore, solemne e me plot dashni, siç dinë gjilanasit e mi, e mirëpritëm kryeministrin tonë në ardhje e mikun tim, Dr. Lumir Abdixhiku.
Ky është emocioni dhe vlerësimi më i madh që kam marrë ndonjëherë në fushatë elektorale dhe ky besim, mua dhe kolegët e mi, nuk na bënë më kryelartë, por, përkundrazi, më kokëulur, me angazhim e përgjegjësi edhe më të madhe në punë.
Ky ishte vizioni i presidentit tonë historik Ibrahim Rugova, të cilit i bëjmë homazh e i falënderohemi me përulje përjetë!
Zotohemi se do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!
#LDK124
#LumirAbdixhiku1 ✅
#LutfiHaziri4 ✅
#LirijeKajtazi18 ✅
#ValentinaBunjakuRexhepi21 ✅
#AvdylAliu67 ✅
#BardhylSyla68 ✅
#BesimGuda70 ✅
#BëhuNdryshimi