“Lutemi për Gjermanin”, reagon Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike për ta
Mbrëmjen e sonte ka ndodhur një sulm në Gjermani, ku një makinë ka goditur dhjetëra persona në një treg të Krishtlindjeve, ku dy persona raportohet se kanë vdekur e mbi 60 të lënduar.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar duke thënë se jemi me popullin gjerman në këtë natë tragjike.
“Jemi pranë popullit gjerman në këtë natë tragjike për ta. Lutjet e mia janë për të gjithë të prekurit nga ky sulm makabër. Lutemi për Gjermaninë!” – ka shkruar Haradinaj.