Lushtaku pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Burrë i urtë, me vlera të larta kombëtare – ngushëllime miqve e dashamirve

Lushtaku pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Burrë i urtë, me vlera të larta kombëtare – ngushëllime miqve e dashamirve

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babit të Prsidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit, për të cilin tha ta ketë marrë lajmin me shumë dhimbje.

Postimi i Lushtakut:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.

Baca Haxhi Thaçi, një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës.

Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës.

Pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për birin e tij, Presidentin Hashim Thaçi, Baca Haxhi mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij dhe për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi, gjithë familjes Thaçi, miqve e dashamirëve.

Pushoftë në paqen e përjetshme!

Shpërndaje në: