Lushi, Kurtit e Osmanit: Specialja po ua denigron shtetin me moslejimin e Thaçit në varrimin e babait, po ju pështyjnë në fytyrë

Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun e as nuk po e çelin gojën”, për moslejimin e presidentit Thaçi në varrimin e të atit.
Ai u drejtohet me pyetjen dy krerëve të shtetit: “A e dini që Specialja po ua denigron shtetin dhe organet tuaja që demek s’po mundkan të ofrojnë kushtet e sigurisë dhe kontrollit për një të burgosur dhe themeluesin e shtetit në varrimin e babait?”.
“Ju, krejt që merrni paga nga shteti apo partitë, sot, keni dështuar që po e lejoni një veprim çnjerëzor të Speciales të bëhet në emrin tuaj! Dilni e distancohuni, o qyqarë të institucioneve dhe partive! Dilni, sepse juve po u pështyen me gëlbazë në fytyrë Specialja!”, shprehet ai.
Postimi i plotë: