Lushaku-Sadriu takon të rinjtë në Prishtinë: Tregojuni të tjerëve se LDK ka një plan për Kosovën

Lushaku-Sadriu takon të rinjtë në Prishtinë: Tregojuni të tjerëve se LDK ka një plan për Kosovën

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka takuar një grup të të rinjëve nga Prishtina.

Lushaku-Sadriu ka kërkuar nga ta që të përhapin fjalën dhe të votojnë për të ardhmen, duke u treguar të tjerëve se LDK-ja ka një plan për Kosovën.

Ajo ka renditur tri pika e të cilat janë dhe që të rinjtë duhet t’i përhapin tek të tjerët: “Një plan për të ulur shpenzimet e përditshme dhe për të rritur të ardhurat. Ka plan për të reformuar arsimin; Tregojuni miqve dhe familjarëve tuaj sa e rëndësishme është të votojnë në këto zgjedhje; Dhe, në fund, ju tregoni si të plotësojnë një fletëvotim.

Më tej, Lushaku-Sadriu ka thënë se “entuziazmi i të rinjve dhe të rejave për të përhapur fjalën dhe për të kontribuar në ndryshimin që po vjen ishte frymëzues”.

Shkrimi i saj i plotë:

Përhapni fjalën, votoni për të ardhmen! Gjatë këtyre ditëve të fushatës shumë njerëz më pyesin se si mund të ndihmojnë. Përgjigja ime është e thjeshtë: Më ndihmoni duke u treguar të tjerëve se LDK ka një plan për Kosovën!

Një plan për të ulur shpenzimet e përditshme dhe për të rritur të ardhurat. Ka plan për të reformuar arsimin.

Tregojuni miqve dhe familjarëve tuaj sa e rëndësishme është të votojnë në këto zgjedhje.

Dhe, në fund, ju tregoni si të plotësojnë një fletëvotim.

Ky ishte mesazhi që ndava mbrëmë me një grup të rinjve e të rejave nga Prishtina. Kishte një ndjesi shprese dhe përkushtimi për të bërë ndryshimin. Secili në mënyrën e vet. Secili në rrethin e vet. Entuziazmi i të rinjve dhe të rejave për të përhapur fjalën dhe për të kontribuar në ndryshimin që po vjen ishte frymëzues. Faleminderit për përkrahjen. Bashkë bëjmë ndryshimin! #BëhuNdryshimi #LDK124 #LumirAbdixhiku1 #Jehona9

Shpërndaje në: