Lushaku-Sadriu me thirrje që të votohen gratë: Ato dinë të bëjnë ndryshimin dhe të çojnë Kosovën përpara

Lushaku-Sadriu me thirrje që të votohen gratë: Ato dinë të bëjnë ndryshimin dhe të çojnë Kosovën përpara

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kandidatja për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu në një intervistë në Klan Kosova, ka folur për fuqinë vendimarrëse që kanë gratë në LDK.

Lushaku-Sadriu ka thënë se LDK-ja ka përfaqësim të madh të grave në listën për deputetë dhe se lista e LDK-së përbëhet nga gra profesioniste dhe që janë vendimarrëse në organet e partisë.

“Gratë, gratë edhe në Kosovë në përgjithësi kanë më shumë mundësi se kurdoherë, por edhe partitë politike, në këtë rast partia ime ka një përfaqësim edhe në listë më të madhe që ka pasur ndonjëherë, por jo vetëm si numër por edhe si fuqi profesionale.”

“E gjithë lista jonë janë gra profesioniste, gra të dëshmuara që kanë dëshmuar në profesionet e tyre që janë të suksesshme dhe janë bashkëngjitur partisë në kuptimin për të marrë vendimarrje politike edhe sot në LDK gruaja është vendimarrëse, ka fuqi vendimmarrëse dhe për asnjë moment nuk ndjehemi që jemi të anashkaluara, në jemi insistuese, jemi vendimarrëse edhe jemi të ranguara edhe në listë në bazë të fuqisë që kemi.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka ftuar gratë që të votojnë për gratë e LDK-së pasi sipas saj, janë duke u angazhuar që zëri i grave të jetë i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

“Dhe unë mendoj që si asnjëherë më parë LDK-ja ofron një alternative të mirë përfaësuese për gratë dhe nga këtu ju bëjë thirrje të gjitha grave që ta shohin listën tonë dhe t’i besojnë posaçërsht grave që janë në listë se janë gra që me përkushtimin më të madh janë duke u angazhuar që zëri i grave të jetë i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.” – ka thënë ajo.

Në këtë video, Lushaku-Sadriu ka folur edhe për mësimin tërëditor që ua mundëson 90% të grave të papuna që të mos kenë problem me shkollën, por ato të punojnë derisa fëmijët janë të sigurt në shkolla.

Shpërndaje në: